Vetëvendosje në Prizren uron festën e Fitër Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria mbi urrejtjen, toleranca mbi jotolerancën, paqja mbi dhunën, dhe solidariteti për më të varfërit e jetimët mbi indiferencën e diskriminimin”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

Urimi i plotë:

Me fat Fitër Bajrami

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë; me fat Fitër Bajramin.

Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria mbi urrejtjen, toleranca mbi jotolerancën, paqja mbi dhunën, dhe solidariteti për më të varfërit e jetimët mbi indiferencën e diskriminimin.

Lutemi që Zoti t’ua pranojë agjërimin, lutjet e adhurimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë atyre që agjëruan.

Urime Fitër Bajrami!

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit