19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Kadri Veseli përmes një fotografie të xhamia e Mlikës në Dragash, ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Ai thotë se këtë vit, festa nuk është e zakonshme, pasi që lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami.

Gjatë kremtimit të festës, Veseli bën thirrje që t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut.

Postimi i plotë:

Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, gëzuar festa e Bajramit!

Kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira!

Me këtë rast, po postoj edhe këtë foto të bërë vjet tek xhamia e Mlikës në Dragash, e cila është ndërtuar në 1289 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan. Ky monument, është dëshmi se tradita islame e popullit tonë, është shumë e hershme dhe e pasur.

Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese.

Këto masa nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet.

Zoti ju bekoftë juve e familjet tuaja në këtë ditë feste!

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit