Prizren: Shtyhet afati për aplikim në konkursin e filigranit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik njofton qytetarët se afati për aplikim në kurse të filigranit, që ishte paraparë të përfundojë më 26.05.2020, është shtyer edhe për dy javë dhe do të përfundojë më 09.06.2020.

Aplikacionet për këtë kurs mund të merren në Drejtorinë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, e cila gjendet në objektin e Beledijes.

Kursi i filigranit ka për qëllim aftësimin profesional të të rinjve në zejen e filigranit dhe ruajtjen e vlerave artizanale të vendit.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit