Vitia: Për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë

Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK’së, raporton Gazeta Express.

Ministri Vitia është përgjigjur lidhur me hapjen e kufijve tokësorë përkatësisht, hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se janë në bashkëpunim me IKSHPK’në dhe për këtë çështje do të njoftohen të gjithë pas datës 1 qershor kur edhe fillon faza e tretë e masave.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKSHPK’në, dhe të gjitha rekomandimet siç e keni parë i kemi marrur masat, jemi në përgatitje të shumë vendimeve të tjera që do të merren  nga data 1 qershor dhe në momentin që do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Vitia në konferencën për media./Express/

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit