I dyshuari e sulmon me grushte viktimën, të dy shoqërohen për në stacionin policor

Policia e Kosovës (PK) ka shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë dy persona nga fshati Gelanc të Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me grushte viktimën, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Sipas raportit, të dy janë shoqëruar për në stacion dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit