Aksion vullnetar për riparimin e memorialit të dy ushtarëve amerikanë në Prizren

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi së bashku me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë realizuar një aksion vullnetar për riparimin e memorialit të dy ushtarëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert.

Ky memorial, kushtuar për ushtarët të cilët kanë dhënë jetën gjatë luftës më 5 maj 1999 derisa ishin duke fluturuar me aeroplanët e NATO-s për misionin paqësor, ishte dëmtuar ditë më parë për shkak të kushteve atmosferike.

Komuna e Prizrenit ka mbështetur këtë aksion vullnetar, ndërkaq përveç kësaj sivjet ka paraparë edhe një kod të veçantë buxhetor për rregullimin e memorialeve. Fillimi i këtyre punimeve është vonuar për shkak të vonesës së buxhetit dhe situatës së krijuar nga pandemia, ndërkaq pas kalimit të situatës do të fillojnë punimet për me rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha monumenteve në komunën e Prizrenit.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit