20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Në Prizren dy burra sulmojnë fizikisht bashkëshorten e vëllait

Një rast i ri i dhunës familjare është raportuar të hënën në Prizren, transmeton PrizrenPress.

Policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tyre. Ata janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshortën e vëllaut). Të njëjtit janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raport të policisë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit