Anton Quni kërkon nisjen e shërbimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se duhet të merret në konsideratë nga Qeveria Hoti nisja e shërbimit ushtarak.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se përvoja e disa vendeve të NATO-s për shërbim ushtarak është e mirë dhe duhet të praktikohet edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Në lidhje me fushën e sigurisë do të ishte mirë që të jetë në konsideratë, për momentin specifikat, prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që ne duhet të ju referohemi pasi që FSK-ja është në fazën e tranzicionit që bazohet në planin gjithëpërfshirës”.

“Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO-s janë disa standarde që duhet t’iu përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO-s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim që do t’ua dërgoj dhe shpresoj të merret në konsideratë”.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit