10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Batuta e Arteta: Po punoj si gruaja, nuk e di kush e ka punën më të vështirë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë një batutë shumë të bukur në një intervistë të dhënë së fundmi. Spanjolli është shprehur se stërvitjet me video-call i kanë ngjasuar me mësimet që gruaja e tij u jep fëmijëve. Arteta siguroi se ekipi i tij, është gati për “restart”.

“Po ndihmoj lojtarët nga shtëpia, me taktikat dhe skemat që planifikojmë të vëmë në jetë me rifillimin e sezonit. Ndërsa gruaja ime, po ndihmon fëmijët me studimet në shtëpi. Nuk e di se cila punë është më e vështirë, e imja apo e gruas time.

Strategu i “Topçinjve” njihet si një njeri që i thotë gjërat hapur dhe gjithmonë i ka mbështetur lojtarët e tij, pavarësisht problematikave të shumta që kanë futbollistët e Arsenalit, si gjithmonë…

“Në këto momente të vështira, kemi krijuar lidhje të forta me futbollistët, kemi parë një anë të tyre që në ambientet stërvitore nuk i shohim. Kemi folur për gjëra që bëjmë në shtëpi, i kemi parë me video-call. Mendoj se jemi gati për rifillimin e sezonit, të lëmë gjithçka negative pas”, u shpreh Arteta. Arsenali rikthehet me datë 17 qershor në fushat e blerta, në takimin e prapambetur të Premier League, kundër Manchester Cityt.

Më Shumë

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit