28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Kullë shqiptare – Teqja e Sheh Tahirit të Planejës

Ky objekt – Teqja e Sheh Tahirit në Planejë është ndërtuar në vitin 1900.

Vlera e këtij objekti në aspektin etnografik është e madhe, sepse i përkiste stilit të ndërtimit të Kullës shqiptare të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Karakteristikë ishte se ky objekt përveç destinimit në aspektin fetar, ishte edhe Kullë shqiptare, ku kuvendohej për çështje kombëtare, duke shërbyer si vendtakim në të cilin jepej besa për fjalën dhe vendimin e marrur.

Kjo dëshmon se shumë patriotë shqiptarë janë strehuar dhe kanë kuvenduar në këtë Kullë, siç ishte rasti kur Isa Boletini kishte fjetur një natë në këtë Kullë në vitin 1912 për të vazhduar rrugën për në Shqipëri.

Ky objekt sa fetar, e sa kombëtar ka luajtur rol në historinë tonë kombëtare.
E veçanta e këtij objekti në aspektin arkitektonik dhe etnografik ishte ndërtimi i Shkëmbllëkut ( Shkëmbllëku ishte një lloj ballkoni i ndërtuar me gur, çka ishte e veçantë e kësaj ndërtese, sepse ky lloj ballkoni në shumicën e Kullave shqiptare quhej Qardak, sepse ndërtohej nga druri e jo nga guri).

Ky objekt është rrënuar gjatë Luftës së Kosovës të vitit 1999, ngase aty ishin të vendosura forcat serbe./Fidan Shehu

Më Shumë

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të...

Lajmet e Fundit