19.3 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Në Rahovec ritestohen 12 pacientë me koronavirus

Janë 36 raste të cilat janë konfirmuar deri më tani me Covid-19 në Rahovec. Në ketë komunë gjatë ditës do të ritestohen 12 raste, ndërkohë që raste aktive me koronavirus janë 14.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës se Rahovecit, Veli Gashi thotë për KosovaPress se gjatë ditës nuk do të ketë testime të reja.

“Ne i kemi 36 raste, po presim sot ritestimin e 12 personave të prekur me Covid, presim të dal negativ, por presim opinionin nga IKSHP-së…nuk kemi raste të reja, në ritestim presim 12 raste nga IKSHP”, tha Gashi.

Në Kosovë tashmë janë lehtësuar të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që vetëm mbrëmë janë identifikuar 40 raste të reja.

Gashi thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, në mënyrë që sa më i vogël të jetë numri i rasteve të paraqitura nga kjo pandemi.

“Masat janë liruar edhe nga qeveria, po bëjmë apele edhe kryetari, edhe qeveria komunale që të kemi kujdes, të respektojmë kërkesat e IKSHP-së, po bëjmë përpjekje maksimale që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Ne gjithë ato përpjekjet tona nuk i kemi ndalur asnjëherë”, tha ai.

Shefi i kabinetit të kryetarit Smajl Latifi, ka treguar edhe për gjendjen e 14 pacientëve aktivë me koronavirus.

“Nga komunikimet që kemi pasur disa prej tyre janë ne shërim, ata që kanë qenë me Covid-19 kemi bërë thirrje që të karantinohen. Kryesisht në komunën tonë kanë qenë raste të qeta dhe nuk kemi pasur probleme të zgjerimit me COVID-19”, tha Gashi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1234 raste me koronavirus, prej tyre 890 janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.

Më Shumë

Të lënduarit nga aksidenti në Pouskë të Prizrenit janë 25 dhe 27 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Pouskë të Prizreni. Si pasojë ka humbur jetën një vajzë...

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Lajmet e Fundit