Figurat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – mësim edhe për të sotmen

Portrete figurash të njohura të historisë shqiptare e fotografi që përjetësojnë ngjarjet që vulosën fatin e shqiptarëve janë bërë tok në ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të përgatitur nga Parim Kosova. Pos që nëpërmjet saj shpaloset vendosmëria për rizgjim kombëtar, ekspozita është vlerësuar edhe si një thirrje që jehon edhe për të sotmen me zërin kundër copëtimit të tokave shqiptare

Fotografitë e portretet e udhëheqësve dhe veprimtarëve të Lidhjes së Prizrenit të mërkurën kanë kthyer prapa në kohë të pranishmit në oborrin e këtij kompleksi muzeor, teksa janë rikujtuar një nga një figurat e ndritura të kombit shqiptar. Me rastin e shënimit të 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë hapësirë është hapur ekspozita tematike “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” e përgatitur nga Parim Kosova.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka theksuar se ky organizim paraqet një kontribut të punonjësve të kësaj qendre që janë mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për nderimin e figurave të rëndësishme historike.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Jehona e madhe që ajo kishte për kohën i dha një shtytje të re Lëvizjes Kombëtare, duke ushtruar ndikim të madh në të gjitha luftërat e mëvonshme për liri dhe pavarësi, e deri tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hoxha./Koha Ditore

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit