Lirohet nga burgu oficeri që ‘ndihmoi’ në vrasjen e George Floyd

Një nga katër oficerët e policisë së Minneapolis të akuzuar për vdekjen e George Floyd u largua nga qelia, pasi pagoi lirimin me kusht mbasditen e së djeshmes.

Thomas Lane pagoi shifrën prej $750,000, tregon një përfaqësues i zyrës së sherifit.

Avokati i tij, Earl grey, u shpreh se polici fillestar pranoi kushtet e dhëna dhe tashmë është në lirim me kusht. Vendndodhja e Lane nuk u bë publike, për shkak të frikës nga protestuesit e dhunshëm.

Seanca gjyqësore e oficerit është në datë 29 qershor. Avokati i tij planifikon të mohojë çdo akuzë.

Oficerët e tjerë të policisë që morën pjesë në ngjarje ndodhen ende në burgim.

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit