1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Koronavirusi kthehet në Ulqin

Pas një kohe të gjatë pa raste të reja, në ditët e fundit janë regjistruar të prekur nga COVID-19 në Mal të Zi. Madje të premten shifra ishte goxha e lartë për standardin e këtij vendi. Janë konfirmuar 18 raste me COVID-19, ka njoftuar Radio Televizioni i Malit të Zi.

Janë analizuar të premten 259 mostra që kanë dhënë 18 raste të reja. 13 raste janë në Rozhajë, dy në Podgoricë dhe nga një në Ulqin, Tivar dhe në Cetinje.

“13 raste janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Për tri raste ka të dhëna që tregojnë në importim nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa për dy po gjurmohet për burimin e infektimit”, ka njoftuar Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi.

Në Mal të Zi aktualisht janë 31 raste aktive. Ulqini e Tivari kanë vetëm rastet e konfirmuara të premten.

Të premten Mali i Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës prej të hënës mund të futen në këtë vend vetëm duke prezantuar testin me rezultat negativ për COVID-19. Aktualisht kjo masë nuk është në fuqi.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit