2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Mustafa propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Ai në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit, raporton KOHA.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.

Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ka.

“Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës.

Mustafa ka kërkuar që anëtarët të votojnë sot deri në orën 19:00 në mënyrë elektronike.

KOHA ka provuar të marrë një qëndrim nga kryeparlamentarja Osmani, por e njëjta nuk është përgjigjur pavarësisht përpjekjeve.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë në DESKU-n e KTV-së pati thënë se partia që ai udhëheq s’ka diskutuar për përjashtimin e nënkryetares Vjosa Osmani, pasi kjo doli kundër disa vendimeve të fundit të partisë. Ai ka thënë se nuk ka pasur kontakte së fundmi me kryeparlamentaren.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit