Aksident trafiku në Prizren, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren.

Siç njofton Policia në raportin e saj të përditshëm, aksidenti ka ndodhur dje në rrugën “Ismail Kryeziu”, rreth orës 18:10, transmeton PrizrenPress.

Në aksidentin mes tri veturave janë lënduar dy vozitës dhe tre pasagjerë, një femër dhe dy meshkuj kosovar.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes te tri veturave me vozitës meshkuj K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitës dhe tre pasagjerë një femër dhe dy meshkuj kosovar, të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit