Prizren, godet me veturë karrocën me fëmijë

Një aksident është raportuar mbrëmë në Prizren.

Policia thotë se një person, nga pakujdesia ka goditur me veturë një karrocë me fëmijë që po e shtynte prindi i vet, transmeton PrizrenPress.

Fëmija ka pësuar lëndime por pas tretmanit është liruar në shtëpi.

“Në rrugën “Hasan Prishtina”, Prizren, një i dyshuar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësorë ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyrë nga prindi. Si pasojë fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e PK-së./PrizrenPress.com

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Lajmet e Fundit