John Fitzgerald Kennedy: “Unë jam berlinez!”

Ishte 26 qershori i vitit 1963, kur presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy shqiptoi në gjermanisht, frazën e famshme “Unë jam berlinez”, ndërsa po vizitonte Berlinin Perëndimor në mes të Luftës së ftohtë: një thirrje që hyri në histori, si mbështetje e Shteteve të Bashkuara për popullin gjerman dhe si përgjigje për ndërtimin, dy vjet më parë, të murit me të cilin, Bashkimi Sovjetik ndau kryeqytetin gjerman më dysh…

Para 57 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit) duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963, ishte vlerësuar gjerësisht, si fjalimi më i njohur i Luftës së ftohtë dhe si më i famshmi antikomunist.

Kennedy, synonte të nënvizonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, 22 muaj pasi Gjermania Lindore, e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik, ngriti Murin e Berlinit, për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.

 

Presidenti amerikan, gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.

“Ka disa që thonë, se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë, të shohin Berlinin! Sot në botën e lirë, thënia më krenare është “Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)’” – tha ndër të tjera, Kennedy./Konica.al

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit