8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Shembet rruga në kilometrin 15 Prizren-Prevall, nga nesër ndalohet qarkullimi

Me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut që paraqet rruga Prizren-Prevallë pasi ditë më parë kishte shembje të dheut dhe pjesës së murit mbajtës në kilometrin e 15-të të kësaj rruge, në afërsi të fshatit Gornje Selo, kryeprokurori i Prizrenit..Admir Shala, së bashku me drejtorin e Policisë Rajonale, kolonel Faton Alija si dhe përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të policisë dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës së bashku më inspektorët rajonalë të rrugëve sot kanë dalë në vendin e ngjarjes për të inspektuar dëmtimet si dhe për të marrë masa të menjëhershme në mënyrë që ky problem që konsiderohet emergjent, të sanohet dhe të kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente.

Pas vizitës dhe inspektimit është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi në këtë zone për te gjitha automjetet nga data 02 korrik 2020 deri në një vendim tjetër. Po ashtu është kërkuar nga përgjegjësit të ndërmerren masa të menjëhershme për të evituar rrezikun që paraqitet në këtë lokacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me njësitë e komunikacionit rrugor do te bëjnë bllokimin dhe ndalimin e të gjitha automjeteve që udhëtojnë në rrugën Prizren-Prevallë, dhe njëherit apelojmë të të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë rrugë të jenë në dijeni se në kilometrin e 15-të të rrugës Prizren-Prevallë ka shembje të rrugës, që paraqet rrezik për kalimtarët dhe se rruga do të jetë e bllokuar nga data 02 korrik 2020, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren.

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit