8.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Guardiola flet për Sanchon, kjo është deklarata befasuese e tij

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, si një zëvendësim për Leroy Sane, i cili pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayern Munichut.

“Ai vendosi të largohej, pse të kthehet?”, ka thënë fillimisht Guardiola përpara përplasjes së sotme me kampionët e rinj të Liverpoolit.

“Kur ai vendosi të transferohet në Dortmund nuk është se ai do të kthehet. Nuk do të kishte kuptim. Nëse ai dëshironte të largohej, unë do të thosha se nuk dëshiron të kthehet”.

“Është pjesë e procesit, ne do të dëshironim të qëndrojmë me lojtarët e 10 viteve të fundit për të qenë të përjetshëm, por rritemi në vite dhe duhet t’i zëvendësojmë ata me lojtarë të rinj”, përfundoi trajneri.Sancho, i cili vlerësohet si një nga talentet e ri më të ndritur në futbollin evropian, është lidhur me një rikthim në vendlindjen e tij, Angli, këtë verë.Lajmi do të mirëpritet nga Manchester Unitedi, të cilët janë shumë të interesuar për nënshkrimin e yllit anglez.

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit