Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e hyrjes së PDK-së në Qeveri

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë që PDK-ja të bëhet pjesë e qeverisë në rast se presidenti Thaçi jep dorëheqje, Hoti deklaroi se në rast se ndodhin ato rrethana, do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile, Presidenti është me mandat të plotë. Nëse krijohen ato rrethana, do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin”, tha Hoti.

Ditë më parë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi kishte deklaruar se raportimet e hyrjes së PDK-së në Qeveri janë spekulime.LDK ka një votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë që e përjashton një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit