8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Mediat turke zbulojnë skuadrën që ofroi 19 milionë euro për Muriqin

Vedat Muriqi ka mundur të largohet nga Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit, pasi kishte ardhur një ofertë shumë e rëndësishme për të.

Sulmuesi i Kosovës që nga transferimi në Stamboll në verën e vitit 2019 ka shkëlqyer me gjigantin turk Fenerbahce.

26-vjeçari ka shënuar gola rregullisht derisa është shquar edhe për lojë të mirë ku ka bërë edhe asistime për bashkëlojtarët e tij.

Por tani është zbuluar një prapaskenë nga televizioni turk A Spor, ku Fenerbahce në janar ka refuzuar një ofertë të rëndësishme për kosovarin.

Ka qenë gjiganti anglez Tottenham Hotspur që kishte bërë ofertë prej 19 milionë euro për transferimin e Muriqit në Londër.

Fenerbahce këtë ofertë e kishte bërë në momentin që u lëndua kapiteni i tyre Harry Kane, por klubi turk e refuzoi atë.

Në atë periudhë, Fenerbahce kërkonte 29 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin kosovar.

Tani sipas medieve turke, Fener është gati ta lejoj largimin e Muriqit për 20 milionë euro duke marrë parasysh edhe krizën financiare që po kalojë klubet evropiane.

Ish-anëtari i Giresunspor, Genclerbirligi e Rizespor këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje mes kampionatit e Kupës së shtetit ku ka shënuar 17 gola e ka bërë shtatë asistime.

Interesim për yllin tonë kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Stade Rennes, Fiorentina, Lazio, Burnley e West Bromwich Albion.

Më Shumë

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit