34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

COVID-19: Arrestohen 11 persona në Prizren

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Prizren, për mosrespektim të orës policore, e cila është vendosur për shkak shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

Raporti i policisë pa ndërhyrje

Rr. Adem Jashari, Prizren 11.07.2020-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 11.07.2020-01:00. Është ndal i dyshuari mashkull kosovar i cili po lëvizte jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.07.2020-00:55. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët po lëviznin jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Lubizhdë, Prizren 12.07.2020-01:35. Nga njësiti policor janë ndaluar katër te dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Magjia e Disney-t zbret në Prizren

Mbrëmë në qendrën e Prizrenit u mbajt Dream Festival, një ngjarje e veçantë që solli atmosferën e Disney-t për fëmijët dhe familjet e tyre....

Lajmet e Fundit