Sot vazhdon intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet të vazhdojë intervistimin e tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Intervistimi i Thaçit i cili nisi dje në orën 13:00 ka zgjatur rreth gjashtë orë, dhe është vendosur që të vazhdojë edhe sot.

Pas përfundimit të intevistimit, Thaçi tha se ka dëgjuar vetëm aspektet teknike të avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe pyetjeve fillestare sa i përket UÇK-së.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, deklaroi Thaçi dje.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit