Aksidenti me makinë rezulton fatal për boksierin 24-vjeçar amerikan

Boksieri amerikan, Travel Mazion ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re, 24-vjeçare, pas një aksidenti me makinë të pësuar. Ditën e djeshme Mazion ishte duke udhëtuar me makinën e tij, teksa ka pësuar aksident të rëndë dhe ka ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje.

Një lajm i hidhur ky për gjithë boksin, kjo edhe për faktin se Mazion shihej si një boksier me të ardhme të ndritur.

Nga koha kur ai kishte debutuar si profesionist në vitin 2013, kishte regjistruar 17 fitore dhe nuk kishte asnjë humbje, duke qenë kështu i pamposhtur. I vdekur në vendngjarje ka mbetur edhe një 61-vjeçar, i cili drejtonte makinën e cila u përplas me atë të boksierit/Panoramasport.al.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit