Kështu po e presin qytetarët presidentin Thaçi në pikën kufitare në Morinë

Qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Presidenti Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka arritur në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00 do të flasë për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, ka shkruar presidenti.

Presidenti Thaçi është intervistuar për katër ditë në Dhomat e Specializuara lidhur me akuzat që janë drejtuar ndaj tij nga Prokuroria Speciale, ende të pangritura nga Gjykata Speciale./Express/

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit