Gjykata e Prizrenit redukton stafin, nuk cakton as seanca gjyqësore për muajin gusht

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prizren nuk janë duke caktuar seanca gjyqësore për muajin gusht të këtij viti.

Në këtë muaj, do të mbahen vetëm seancat që tashmë janë caktuar, si dhe ato që vlerësohen emergjente.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se, në këtë gjykatë është reduktuar stafi për shkak rritjes së rasteve në këtë qytet, me COVID-19.

“Gjykata Themelore në Prizren pas situatës së fundit të krijuar me pandeminë Covid – 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marrë vendim që të reduktohet numri i stafit administrativ dhe gjyqësor”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Në Prizren, kohën e fundit është rritur numri i rasteve të infektuar me COVID-19.
Në këtë komunë është shënuar numri më i madh i viktimave nga kjo pandemi.
Zëdhënësja Kicaj tha se vendimi për reduktim të stafit është marrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marrë vendim që në gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgim”, tregon Kicaj.

“Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, do të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese”.
“Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike”.

Kicaj tha se pavarësisht reduktimit të stafit, shërbimet për palët nuk do të ndalen.

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit