Aktorja shqiptare bëhet nënë në prag të 40-ve

Aktorja e njohur nga Kosova, Arta Dobroshi, është bërë nënë për herë të parë në prag të 40-ve.

Kështu, artistja mjaft e pëlqyer finalizon historinë e saj të dashurisë me producentin e filmave, Shkumbin Jakupi, me fëmijën e tyre të parë që është djalë.

Ndonëse prej çiftit nuk ka një reagim, mediat kanë publikuar foton e parë të çiftit si një familje, ndërsa ndodhen në maternitet me beben e porsalindur.

Image

Arta dhe Shkumbini vendosën ta quajnë djalin e tyre Tom Engjëll, një emër në dukje sa tradicional aq edhe modern, por njëkohësisht i veçantë.

Ajo dhe Shkumbini kanë pasur një histori dashurie, të cilën fillimisht kanë preferuar ta mbajnë jashtë vëmendjes së publikut, derisa nisën të parakalonin bashkë në tapetet e kuqe të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, duke filluar nga ai i Kanës etj.

Image

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit