Malishevë: Vdes anëtari i Nismës nga kanceri pak ditë para martesës

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Luan Bajra, anëtar i Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj përmes një shkrimi në Facebook.

“I trishtë lajmi për vdekjen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Luanit. Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm. Pavarësisht ikjes së hershme në amshim, kujtimet për Luanin do të mbesin përherë në kujtesën tonë”, ka shkruar Limaj.

Është bërë e ditur se Bajra vuante nga një sëmundje e rëndë, ishte i fejuar dhe gjatë muajit gusht do të martohej.

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit