11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Puthje Doruntinës

Mbrëmë pate ardhur pas një kalërimi t’lodhshëm
Doruntinën sërish n’shtëpi t’nënës e pate sjellë
teksa n’shtratin tim me çarçaf dhembjesh
ëndrrat patën filluar të ngrijnë
në pamundësi për të të thënë t’i realizoje.
E di?

Kur mbrëmë Doruntinën kishe puthur n’buzë
tim vëllai bota i ishte shembur,
t’kishte mallkuar n’dy breza fisi
se n’kraharor dhembje kishte ndjerë…
Për mua… Për ne…
Për tonën histori shkurti…
Kur mbrëmë pa më takuar ishe kthyer n’varr t’heshtur
në poezi shkrova se pat’ qe ëndërr
edhe kalërimi yt me Doruntinën përkrah.

E di?
Tim vëllai i thash se të prisja ende,
se pos meje s’do puthje tjetër
edhe po t’shkonin t’gjitha femrat n’Bohemi.
I thash se po t’ishte jeta veç një puthje
atë në mua do e lëshoje.
Ehh! Ç’nuk i thash!
Veç për ta gëlltitur sërish tradhtinë tënde.

Adelina XHAFERI

Më Shumë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit