10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Dy raste me COVID-19/ Anulohen gjykimet e rregullta të Prokurorisë dhe Gjykatës në Prizren

 Gjykata Themelore e Prizrenit, të martën, përkatësisht më 21 korrik, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte anuluar mbajtjen e të gjitha seancave të rregullta, me përjashtim të rasteve të natyrës urgjente, për shkak se në stafin e prokurorisë kishin rezultuar dy raste pozitiv  me Covid-19.

Administratori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Xhemajl Qelaj, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, tha se gjykata vazhdon të jetë në pushim deri më 27 korrik për shkak të dy rasteve pozitive të konfirmuara me Covid-19 në prokurori. Se kur do të rinis puna në Gjykatën Themelore në Prizren, ende nuk dihet, pasi kjo varet prej situatës së krijuar pas infektimit të dy personave në prokurori.

“Të hënën pritet të merret vendim lidhur me këtë ç’ështje, si dhe varet nga rastet se a do të kemi raste pozitive”, tha Qelaj, duke theksuar se për të gjitha këto, do të njoftohen nga Prokurori i Shtetit. / BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit