15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Përurohet kompleksi sportiv “Samidin Latifi” në Piranë

Sot në fshatin Piranë të Prizrenit është përuruar kompleksi sportiv “Samidin Latifi”, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, në një postim në Facebook ka thënë se tani fëmijët dhe banorët e fshatrave të Anadrinisë mund të luajnë futboll, hendboll, basketboll dhe volejboll në kushte moderne, me ndriçim, zhveshtore dhe banjo për sportistë.

“Urojmë që nga këto terrene të dalin sa më shumë talentë të sporteve, të cilët do të përfaqësojnë Prizrenin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë i tij:

Sot në fshatin Piranë përuruam kompleksin e dy terreneve sportive. 

Tani fëmiljët dhe banorët e fshatrave të Anadrinisë mund të luajnë futboll, hendboll, basketboll dhe volejboll në kushte moderne, me ndriçim, zhveshtore dhe banjo për sportistë.

Urojmë që nga këto terrene të dalin sa më shumë talentë të sporteve, të cilët do të përfaqësojnë Prizrenin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Këto fusha do të përdoren nga të gjithë banorët, nën mbikqyrjen e kryetarit të fshatit, ndërkaq për të përkujtuar lavdinë e dëshmorëve të UÇK-së, këtë kompleks sportiv emërtuam me emrin e dëshmorit të kombit “Samidin Latifi”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Lajmet e Fundit