23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Në Buçe të Dragashit përurohet lapidari kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj

Në fshatin Buçe të Dragashit, të martën është bërë përurimi i lapidarit kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj nga Zhuri i rënë më 27 korrikut të vitit 1998.

Pjesë e këtij tubimi përkujtimor përveç familjarëve të dëshmorit, Behamir Memaj, ishin edhe familjarë të dëshmorit, Nexhat Fanaj, i cili ra në altarin e lirisë të njëjtën ditë me Behamirin, bashkëluftëtarë të tyre, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe banorë jo vetëm nga fshati Buçe.

Femije Memaj, në përvjetorin e 22-të rënies heroike të birit të saj, Behamirit, është krenare se ia fali lirisë së Kosovës birin e saj të shtrenjtë, dhe falënderoi të gjithë ata që e nderuan duke e përkujtuar sot në Buçe të Dragashit, ku i është ngritur edhe një lapidar.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Dragashit, Shaban Shabani, thanë se dëshmorët janë krenaria e kombit, dhe në asnjë moment lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e armikut gjakatar.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, foli ish komandanti i UÇK-së Zafir Berisha, dhe veterani Miran Memaj, të cilët thanë se kujtimi për dëshmorët sikurse ishin Behamiri dhe Nexhati, është nderim për të gjithë luftëtarët e lirisë dhe luftën e pastër të tyre e cila po mundohet të njolloset nga qarqe të ndryshme.

Lapidari kushtuar dëshmorit Behamir Memaj është realizuar fal iniciativës së Shoqatës Humanitare “Remzi Ademaj” dhe dhënies së truallit nga banori i Buçes, Bexhet Berisha.

Koodinatori i Shoqatës, Muhamet Vezaj, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij projekti kushtuar atyre që me gjakun e tyre i vunë themelet e shtetit të Kosovës. Ndërkaq, në emër të banorëve të fshatit Buçe, ka folur përfaqësuesi i tyre, Esat Krasniqi, i cili ka kujtuar betejën në këtë lokalitet.

Ndryshe, natën e 27 korrikut të vitit 1998 gjatë futjes së forcave të UÇK-së të cilët kishin ardhur me armatim nga Shqipëria, është zhvilluar një betejë e ashpër me forcat serbe mbi fshatin Buçe, ku bie heroikisht, Behamir Memaj dhe bashkëluftëtari i tij, Nexhat Fanaj./TV Prizreni

Më Shumë

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Lajmet e Fundit