Komuna dhuron 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka dhuruar 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Në kuadër të marrëveshjes që kemi realizuar për mbështetje të Spitalit Rajonal të Prizrenit gjatë pandemisë, sot pas kërkesës që pranuam, kemi dhuruar 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për spitalin”, është shprehur Haskuka në Facebook.

“Gjatë takimit, drejtori i Spitalit Rajonal kërkoi vazhdimin e kësaj mbështetjeje, ngase furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk i plotëson nevojat momentale për oksigjen, për shkak të numrit të lartë të pacientëve ku janë të hospitalizuar 71 të infektuar nga COVID-19”.

“Shëndeti dhe mirëqenia është mbi të gjitha, ndërkaq pandemia është armiku ynë i përbashkët, kundër të të cilët duhet të luftojmë me gjithë forcën që kemi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit