Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ahengu është ndërprerë, derisa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“Fsh. Peqan, Suharekë 02.08.2020 – 15:20. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë duke organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij. Ahengu është ndërprerë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit