Driton Selmanaj rezulton pozitiv me COVID-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.

Selmanaj, tash është izoluar.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj.

Deri tash, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus, derisa disa prej tyre janë shëruar. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit