8.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Shtyhet ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones

Kthimi i boksierit legjendar Mike Tyson në ring është shtyrë për në datën 28 shtator. Ishte planifikuar që “njeriu i hekurt” të zbriste në ring më 12 shtator në një përballje me Roy Jones, por kjo ndeshje është shtyrë për shkak se palët kanë kërkuar më shumë kohë për stërvitje, raporton “RingTV.com”.

Ikona e peshave të rënda, Tyson doli në pension 15 vjet më parë, por prapë planifikon të kthehet në ring.

Komisioni Atletik i Shtetit në Kaliforni, i cili po licencon meçin, më parë i tha Sky Sports: “(CSAC) po licencon ndeshjen Mike Tyson vs Roy Jones Jr të planifikuar të zhvillohet në Los Angeles, si një ndeshje miqësore tetë raunde”.

“Në këtë ndeshje, gjyqtari do të ketë autorizimin për të ndaluar luftën nëse ai kalon jashtë kufijve të një miqësoreje konkurruese të boksit”.

“Z. Tyson dhe Z. Jones Jr do të duhet të paraqesin të gjitha testet mjekësore CSAC për luftëtarët mbi 40 vjeç, si dhe rregulloret e urgjencës së CSAC që janë vendosur në vend për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19”.

Më Shumë

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Lajmet e Fundit