Ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se janë përcaktuar tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie për vitin e ri shkollor në shtator.

Në një njoftim në Facebook, kjo ministri ka thënë se është në fazën e përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor. MASH-i ka thënë se organizimi është paraparë për të gjitha nivelet e arsimit.

Sipas kësaj ministrie, në skenarin e parë, atë A, është paraparë kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi (mësimi online). Në skenarin C është paraparë E-mësimi.

Në njoftim theksohet se janë duke u bërë përgatitjet edhe për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Sot gjatë ditës, Vetëvendosje njoftoi se ka ftuar në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, duke e kritikuar se “s’ka paraqitur ndonjë plan dhe strategji për të garantuar realizimin e procesit mësimor”, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës u shpreh e shqetësuar nëse Kosova është e gatshme të rikthejë mësimin në shkolla pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Mësimi në Kosovë është zhvilluar online që nga muaji mars, ndërsa MASH-i ka anuluar testin e arritshmërisë për klasën e nëntë./KOHA/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit