Lyon – Bayern Munich/ Sonte përcaktohet finalistja e dytë e Champions League

Liga e Kampioneve është në metrat e fundit të saj, sonte në mbrëmje kompletohet finalja e kompeticionit.

PSG arriti të kalonte e para pasi mundi Leipzig me rezultatin e thellë 3-0. Tashmë parisienët presin të qetë rivalin që do të diskutohet në takimin, Lyon – Bayern Munich.

Lyon - Bayern Munich, sonte përcaktohet finalistja e dytë e Champions League

Skuadra e Hans Flick shihet si favorite në këtë takim, por nga ana tjetër ka përballë një Lyon që ka ditur të në surprizojë, pasi më parë ka mposhtur Juventusin dhe Manchester City-n.

Në 9 ndeshje të zhvilluara deri tani, bavarezët kanë arritur të regjistrojnë po kaq fitore, ndërsa skuadra franceze ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit