9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ish-polici në Kaliforni dënohet me burgim të përjetshëm për 26 krime

Një ish-polic nga Kalifornia u dënua me burgim të përjetshëm për 13 përdhunime dhe 13 vrasje, për të cilat përmes një marrëveshje u shmang nga dënimi me vdekje.

74-vjeçari Joseph James DeAngelo, është shpallur fajtor të premten, për krimet që kishte kryer në mes të viteve 1975-1986.

Para vendimit në gjykatë, DeAngelo u ngrit nga karroca, hoqi maskën dhe deklaroi: “I dëgjova të gjitha deklaratat e juaja, secilën nga to dhe më vjen me të vërtet keq për të gjithë ata që lëndova”, raporton AP.

Prokurorët e quajtën shkallën e dhunës që ai përdori si “tronditëse” duke përfshirë 87 viktima në 53 skena të krimit që shtriheshin në 11 qarqe të Kalifornisë.

Kishte aq shumë viktima të pranishme, sa gjykimi i DeAngelos u mbajt në një sallë të universitetit, në madhësi sa për të zënë të mbijetuarat dhe familjet e tyre pas tri ditë dëgjimesh.

Ai i shpëtoi kapjes për katër dekada, derisa hetuesit përdorën një formë të re të gjurmimit me ADN për ta demaskuar dhe për ta arrestuar në vitin 2018, transmeton KOHA.

Prokurorët fillimisht kërkuan dënimin me vdekje, por duke marrë parasysh gjendjen pandemike dhe moshën e tij, të viktimave dhe dëshmitarëve, u vendos ndryshe.

Më Shumë

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit