Burri që vrau 51 persona në Zelandë të Re kishte në plan edhe një sulm tjetër

Burri që vrau 51 njerëz në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re vitin e kaluar, kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë, është thënë gjatë seancës gjyqësore ndaj tij të hënën.

Brenton Tarrant gjithashtu planifikoi të digjte xhamitë, duke dashur të “shkaktojë sa më shumë viktima”.

Australiani u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

Brenton Tarrant, 29 vjeç, përballet me burgim të përjetshëm – një dënim që nuk është shqiptuar kurrë më parë në Zelandën e Re.

Ai u përball me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në gjyq të hënën.

“Ju i dhatë vetes autorizimin për të marrë shpirtrat e 51 njerëzve të pafajshëm, krimi i tyre i vetëm – në sytë tuaj – ishte se ata ishin myslimanë”, tha Maysoon Salama, djali i të cilit Atta Elayyan u vra gjatë sulmit, transmeton BBC-ja.

Seanca dëgjimore pritet të zgjasë katër ditë, gjatë së cilës viktimat dhe familja e tyre do të paraqesin deklarata në gjykatë.

Tarrant gjithashtu do të lëshojë një deklaratë, por gjykatësi ka vendosur një kufizim në atë që media mund të raportojë në rast se ajo nxit propagandë neo-naziste.

Sulmi ndaj dy xhamive më 15 mars të 2019, çoi në një reformë të ligjeve për pronësinë e armëve të zjarrit në Zelandën e Re, si dhe një fushatë globale që synonte eliminimin e përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme ekstremiste në internet, pasi Tarrant e kishte postuar drejtpërdrejt masakrën. \ Rel

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit