12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Tolaj me akuza të rënda: Vdekjet në QKUK nga pakujdesia, trajtim joadekuat në kujdesin intensiv

Infektologu Ilir Tolaj ka hedhur disa akuza të rënda ndaj kolegëve të tij të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka thënë se numri i vdekjeve nga Covid-19 po vjen nga pakujdesia në QKUK dhe nga trajtimi joadekuat në kujdesin intensiv

Këto deklarata Tolaj i ka dhënë dje për media duke folur për situatën me pandeminë në Kosovë. Sipas tij numri më i vogël i raste të reja me Covid 19 po vjen si pasojë e infektimit në numër të madh të qytetarëve që rrjedhimisht i ka bërë qytetarët imun ndaj virusit.

“Edhe këtë vit do ballafaqohemi me pandeminë, do të kemi raste të reja. Nëse numri i infektimeve mbahet në këtë nivel shpejt do të arrijmë imunitet kolektiv më të qëndrueshëm që do e zvogëlojë numrin e ta bëjë më të përballueshëm”, ka thënë Tolaj për blic.

Tolaj deklaroi se numri i të vdekurve është i madh si pasojë e një sistemi jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intensiv.

“Problem është numri i rasteve të vdekjes që vjen si pasojë e një pakujdesie të shërbimeve në Qendër Klinike Universitare, ku ka sistem jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intenziv, por kjo nuk mund të ndërrohet shpejt prandaj do kemi akoma të vdekur nga virusi”, deklaroi ai.

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit