32.5 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Messi dhe Neymar mund të bashkohen te Manchester City

Manchester City është shfaqur si favoritë për të transferuar Lionel Messin nëse ai largohet nga Barcelona dhe ai madje mund të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar.

Lajmet për transferimin e Messit te City nuk kanë të ndalur në dy ditët e fundit, ndërsa sa fundmi po thuhet se mund të bashkohet me Neymarin te ky klub.

Dy superyjet nga Amerika e Jugut formuan një partneritet vdekjeprurëse në Barcelonë midis ardhjes së brazilianit në vitin 2013 dhe largimit më 2017, me Luis Suarez që i shtoi edhe më shumë zjarr në atë treshe legjendare të njohur si MSN.

Tani, mediat prestigjioze raportojnë se mund të ketë një ribashkim të Messit dhe Neymar në Etihad Stadium te City.

Është gazetari brazilian i ESPN, Jorge Nicola, i cili ka raportuar se Messi telefonoi Neymarin për të diskutuar planet e tij për të lënë klubin nga Camp Nou.Messi thuhet se i tha Neymarit se po shkonte te City, duke e lënë derën hapur për 28-vjeçarin që të bashkohej potencialisht në të një projekt të përbashkët.

Neymar aktualisht po shijon kohën e tij më të mirë te Paris Saint-Germain dhe nuk dihet nëse ai do të dëshironte idenë e ribashkimit me Messin në Angli.

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

Lajmet e Fundit