13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator

Kjo për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vend.

Lajmi për shtyrjen e këtij afati për fillimin e vitit të ri shkollor u bë i ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se në këtë takim është vendosur që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai./ KultPlus.com

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit