“Shtatori do ta gjejë sektorin privat në Kosovë me 60 mijë punëtorë më pak”

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat po kalojnë një fazë të dytë të pandemisë.

“Një pandemi të tillë punëtorët e sektorit privat e kanë pasur edhe para marsit pasi pagën minimale e kanë pasur 130 e 170 euro”, ka deklaruar Azemi në RTV Dukagjini.

Azemi ka kritikuar edhe institucionet shtetërore përfshirë qeverinë e parlamentin pasi sipas tij ende nuk e kanë mbaruar pakon emergjente.

“Derisa shtetet tjera kanë filluar fazën e dytë e tretë ne ende jemi në fazën e pakos emergjente”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se për fat të keq një pjesë e madhe e parave të pakos emergjente janë keqpërdoruar nga pronarë të kompanive dhe sipas tij ato nuk kanë shkuar në xhepin e punëtorëve.

Azemi thotë se shteti nuk i ka kryer detyrat e veta në raport me mbështetjen e bizneseve e rrjedhimisht edhe punëtorëve.

“Jo një muaj por një sekondë vonës është shumë. Të lihen bizneset dhe punëtorët në këtë gjendje është veprim e tmerrshëm”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se për fat të keq shtatori do të fillojë me shumë më pak vende të punës në Kosovë.

“Ne mendojmë se fillimi i muajit shtator do të na gjej me minus 60 mijë vende të punës. Dikush mund të thotë se nuk qëndrojnë këto shifra, por ne kemi punëtorë me kontrata e pa kontrata. Kemi një largim masiv të punëtorëve nga çerdhet private. Largim masiv tek prodhuesit e mishit.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit