14.9 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Mali i Zi/ Ligji për fenë në garën zgjedhore

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi mbahen në kohën e krizës politike për shkak të Ligjit për Liritë Fetare, i cili është miratuar në fund të vitit 2019.

Kisha Ortodokse Serbe, e cila konsideron se me këtë ligj, shteti synon t’ia marrë pronën, përveç organizimit të protestave masive, ka dalë hapur në anën e opozitës. Kisha u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë kundër partive që po “rrëmbejnë” kishën.

Kështu, çështja e ligjit është bërë temë e rëndësishme në fushatën politike.

*Shënim: Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka kërkuar video-deklaratë edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila pas tetë ditësh negociata është përgjigjur negativisht./REL

Më Shumë

Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati...

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Lajmet e Fundit