Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati i autopsisë.
Prokurorja Ardita Beqiri-Hyseni, ka bërë me dije se viktimat janë dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët, por aty janë konstatuar pa shenja jete.
“Është e vërtetë që me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast edhe i kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty kur kanë shkuar pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit këto tri viktima, trupat e tyre janë dërguar për t’iu bërë autopsia në IML. Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet që vërtetohet shkaku i gjithë kësaj çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
“Nuk kemi informacion deri më tani për këtë, por eksperti edhe i zjarrit, të gjithë ekspertët janë në vendngjarje. Shiko, në vendngjarje shihet që është në tërësi, është tym, ka pasur zjarr në vend, por se si, çka e tutje ju njoftojmë pasi që t’i marrim raportet nga ekspertët përkatës”, ka thënë ajo.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
