Zgjatet afati për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton për zgjatjen e afatit për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar.

Sipas MPMS-së, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), zgjasin afatin e thirrjes për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator 2020.

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës.

Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e planit të biznesit.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit