“Njeriu me fat” i Kongolit

KONGOLI-LIBRI-14_10Autori i njohur Fatos Kongoli ka promovuar, në ditën e dytë të panairit të librit, botimin e tij më të fundit, “Njeriu me fat”.

Romani vjen si një rrëfim në hapësirat e absurdit, ku trajektoret e personazheve ndërpriten në një hotel, diku në bregdetin shqiptar. Ai vijon në vazhdën e librave me tematikë “triller”, të hasur edhe më parë, në disa prej krijimeve të Kongolit.

“Është një farsë okulte, që është e pranishme në mjedisin tonë, edhe që në mënyra të ndryshme kap çdo gjë, duke i lënë ato pezull. Siç është edhe rasti i dy vrasjeve të bujshme, publikisht të njohura, që evokohen në këtë libër, por që kanë mbetur pa autor. Jam përpjekur që me këtë të bëj një libër të ndryshëm nga ata pararendësit e mi. Besoj t’ia kem arritur qëllimit dhe shpresoj që, ata që do ta lexojnë këtë libër, ta pëlqejnë atë”, u shpreh Fatos Kongoli, autor i “Njeriu me fat”.

Libri sjell në vëmendje të lexuesit një personazh të njohur, të pikasur edhe më parë në librat e autorit, inspektorin Sabit Kurti, i cili në prag të daljes në pension ngarkohet me një detyrë të vështirë, lidhur me shmangien e një krimi.

Kjo është vetëm njëra nga historitë që ndërthuren në roman, ku dy dashuritë paralele të personazhit kryesor, Gentian Engjelli, njëra reale dhe tjetra virtuale, zhvillohen në një realitet sa absurd, aq edhe të ngjashëm me këtë që përjetojmë çdo ditë. / Top Channel

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit