Juventusi e ofron Cavanin

Sky Sport Italia raporton që Juventusi ka kontaktuar Edinson Cavanin pasi që po ka vështirësi në blerjen e Luis Suarez dhe Edin Dzeko

Do të ishte një lëvizje befasi për uruguaianin, i cili është lojtar i lirë pasi që kontrata e tij me PSG ka skaduar.

Ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ishte duke shkuar në Benfica, por lëvizja e tij për atje nuk u realizua për shkak të kërkesës së tij me pagën e tij të madhe.

Si sulmuesi i Barcelonës, Suarez, Cani është nga Uruguai dhe të dy kanë moshën e njëjtë, të dy do të mushin 33 vjet, njeri në janar kurse tjetri në shkurt.

Derisa Suarez ka nevojë që të negociojë një largim nga Barcelona dhe të merr një pasaportë të EU-së, Cavani tashmë ka pasaportë italine.

Dzeko jashtëzakonisht nuk dëshiron që të largohet nga Roma për në Juventus apo Inter, kështu që meqë sezoni që po ofron shpejt, Cavani është një opsion interesant.

Ai po ashtu ka përvojë në Serie A pasi që ka 123 ndeshje në Serie A ku ka shënuar 112 gola.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit